Shqipëria arriti të fitonte ndaj Uellsit me shifrat 1-0, falë golit të Bekim Balajt nga pika e bardhë. Një fitore që të jep shpresa për të ardhmen, duke parë edhe gjendjen e vështirë që po kalonin kuqezinjtë kohët e fundit.
Një prej futbollistëve më të mirë të takimit, ishte padyshim Ardian Ismajli. Nuk gaboi thuajse asgjë në këtë ndeshje, për të qenë një siguri në prapavijë. Në intervistën e dhënë për “Supersport”, Ismajli ka komentuar edhe suksesin e arritur në miqësoren e sotme.
“Falenderoj djemtë për përkrahjen, e sidomos kapitenin. Ndihem mjaft i lumtur për debutimin tim me Kombëtaren gjatë kësaj periudhe. Ato gjëra që ndodhën me Skocinë i kemi harruar menjëherë duke menduar për Uellsin.
U stërvitëm dhe përgatitëm në 100% dhe kështu ja dolëm ta mposhtim kundërshtarin. Urime urime edhe për Kosovën. Unë nuk kam asgjë me ata çuna, pasi i kam të gjithë shokët e mi dhe u dëshirojë gjithmonë fitore dhe suksese”, u shpreh Ismajli. /Shqiperia.ch/