
Ardian Ismajli, ky emër do të mbahet mend gjatë në historinë e kombëtares shqiptare. Dy ndeshjet e fundit me Shqipërinë, të cilat ishin në lartësinë e duhur, nuk janë asgjë për të folur mbi cilësitë e këtij futbollisti.
Gjermania U-21 do të ndalej në një barazim pa gola ndaj Kosovës U-21 para disa kohësh dhe do të fitonte në shtëpi me rezultatin 2-1, mes aq shumë vështirësive. Arsyeja? Diga ishte para mbrojtjes, Ismajli nuk lejonte askënd të shkonte në portën e dardanëve.
Tashmë futbollisti i Hajdukut i përket Shqipërisë. “Shqiperia.ch” njoftoi në mënyrë ekskluzive operimin që pati ky lojtar, pasi nuk u ndie mirë gjatë dhjetorit mes dhimbjeve të mëdha në stomak. Një operacion që vinte në momentin e tij më të mirë, por që kaloi brenda pak kohësh.
Sot Hajduku ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Dinamos së Bukureshtit, ndërsa në të dytin ishte pasimi i mrekullueshëm nga mesfusha që vinte nga Ismajli, që do të mbyllte edhe historikun e takimit. Ky pasim të kujtonte repertorin e pasur të Ergys Kaçes. Nëpërmjet “Facebookut”, mbrojtësi shqiptar ka shfryrë për momentin e vështirë që kaloi: “Dikush ishte i gëzuar sepse unë u dëmtova dhe menduan se nuk do të kthehesha. Unë u ktheva më i fortë me ndihmën e Zotit”. /Shqiperia.ch/