Ardian Ismajli e ka bërë rrugë pjesëmarrjen në formacionin më të mirë në Kroaci. Kjo gjë ka ndodhur edhe këtë herë, teksa mbrojtësi shqiptar është përzgjedhje te 11-shja ideale në atë kampionat.
Por ndryshe nga zakonisht, këtë herë i bashkohet edhe Amir Rrahmani. Futbollisti i Kosovës ka shënuar në takimin ndaj Osijekut, duke lënë pas një periudhë të errët këtë sezon. Kjo pasi mbrojtësi i Zagrebit është lënë në stol në ndeshjet e fundit, duke u parë si një zgjedhje alternative. /Shqiperia.ch/