You are here
Home > Futboll Bota > Islanda probleme në portë para Shqipërisë, ndryshime të minutave të fundit në listë

Islanda probleme në portë para Shqipërisë, ndryshime të minutave të fundit në listë

Islanda ka një problem serioz sa i përket portës, përpara ndeshjes me Shqipërinë. Një ndryshim ka ardhur në minutat e fundit, atje ku portieri Runar Alex Runarsson është larguar nga grumbullimi, për shkak të dëmtimit.

Vendin e tij e ka marrë Ingvar Jonsson, futbollisti i cili luan me ekipin e Viborgut. Sa i përket portierit të parë të Islandës, gjithmonë i është besuar Halldorsonit. Megjithatë ky i fundit nuk është duke kaluar një moment të mirë në karrierën e tij, duke marrë shumë kritika, e duke përfunduar në stol shpeshherë.

Për takimin ndaj Shqipërisë u mendua edhe një ndryshim i portierit te Islanda, por duke marrë parasysh zhvillimet e fundit, atëherë Halldorson pritet të jetë sërish si titullarë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top