
Teksa janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve kualifikuese për EURO 2020, Islanda po arrin një rezultat surprizë. Ishullorët po fitojnë në 45’minutat e para me rezultatin 2-1 ndaj skuadrës së Turqisë. Një rezultat që hap gjithçka në grupin H duke lënë mundësinë për vendin e dytë.
Nëse Islanda mban fitoren barazon Turqinë me 9 pikë ndërsa Shqipëria me një fitore në “Elbasan Arena” do të ndiqte me 6 pikë. Kombëtarja e shqipërisë e mbylli në barazim pa gola ndeshjen ndaj Moldavisë por shanset kanë qenë të shumta për gol. Por sesi do mbyllen ndeshjet e katërta në grupin H do të presim përfundimin e 90’minutëshin e plotë duke shpresuar në surprizën e Islandës dhe fitoren e Kombëtares sonë./Shqiperia.ch/