You are here
Home > Futboll Bota > Ishte qesharak në fushë, prapaskena e rrëshqitjeve të Mehas: Kishte veshur këpucë të gabuara

Ishte qesharak në fushë, prapaskena e rrëshqitjeve të Mehas: Kishte veshur këpucë të gabuara

Klubi ku është pjesë lojtari Alban Meha, Elversberg, është mposhtur fundjavën që shkoi kunder ekipit të Saarbruckenm, me rezultatin 2-0,  një takim ky me rëndësi të dyfishtë pasi ishte edhe një ndeshje derbi.

Lojtari që është pjesë e përfaqësueses së Kovës, në dy ndeshjet e fundit në kapionatin gjerman arriti të shënonte 2 gola nëpërmjet goditjeve të lira. Por në këtë derbi duket se nuk ka qënë i duhuri për mesfushorin, pasi shpeshherë ai humbistë shumë topa, gjithashtu edhe kontrollin e vetes, ndërsa rrëshqiste shumë herë në fushën e blertë. Arsyeja për këtë situate qesharake sipas mediave gjermane për Mehan, ishte se mesfushori kishte zgjedhur këpucët e gabuara për të luajtur në këtë përballje.

Alban Meha i është bashkuar këtë sezon futbollistik skuadrës gjermane të Elversbergut, teksa në 10 ndeshje 32-vjeçari ka shënuar 2 gola edhe një asasit me këtë skuadër. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top