
Verona është eliminuar nga Kupa e Italisë, teksa ka mundur me rezultatin 1-2 ndaj Cremonese pas 120 minutash. Një surprizë e bukur ishte ajo që erdhi nga skuadra e Serisë A, pasi aktivizoi talentin shqiptar, Marash Kumbulla, që nga minuta e parë.
Mbrojtësi që pritet t’i bashkohet Kombëtares në shtator ishte një prej më të mirëve të Veronës, pavarësisht se nuk arriti dot të shpëtonte këtë eliminim. Në të njëjtin mendim ishte edhe trajneri Ivan Juriç në përfundimin e takimit:
“E pëlqej shumë Kumbullën, ndoshta ka qënë më i miir në fushën e lojës. I pëlqej këta të rinjë që kanë mundësinë të luajnë në Serinë A. Kumbulla është një prej tyre dhe erdhi në mënyrë shumë natyrale”, ka thënë Juriç. /Shqiperia.ch/