You are here
Home > Kombëtarja > Ishte koha për të lënë Juventusin, Kameraj i bashkohet Sadikut në Zvicër

Ishte koha për të lënë Juventusin, Kameraj i bashkohet Sadikut në Zvicër

Në kohët e sotme të futbollit modern shpeshherë kemi parë që skuadra të ndryshme të “binjakëzohen” me njëra tjetrën. Kjo gjë ndodh për të shkëmbyer lojtarë të rinj ose me eksperiencë ndërmjet tyre, në formë huazimi ose edhe me të drejtë blerje. E tillë është marrëdhënia mes Juventusit dhe Luganos.

Kështu si Lugano edhe Juventus shkëmbejnë lojtarë mes tyre, ku vetëm ditën e sotme klubi zviceran kanë marrë nga italianët disa lojtarë të rinj. Ndërmjet tyre është edhe mbrojtësi shqiptar Qendrim Kameraj, ku është bërë pjesë e zviceranëve. Këtë herë jo në formë huazimi, pasi Lugano e ka blerë përfundimisht futbollistin me origjinë shqiptare. Duket se kjo do të jetë një mundësi e mirë për Qendrimin, pasi dhe hapësirat për të tek ekipi i ri muns të jenë më të mëdha sesa tek Juventusi.

Fillimisht Kameraj do të jetë pjesë e skuadrës B të Luganos, ku aty do t’u duhet t’i mbushë mendjen drejtuesve zviceran dhe të tregojë një formë të lartë fizike për të merituar ekipin e parë, aty ku do të gjejë edhe bashkëkombasin e tij, Armando Sadiku. Ende ekziston mundësia që Qendrim Kameraj në një të ardhme të afërt mund t’i bashkohet Shqipërisë ose Kosovës, megjithëse deri tani ka luajtur me të rinjtë e Zvicrës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top