
Që Bazeli ndodhet në një periudhë krize, kjo nuk do shumë llogjikë të fortë për t’u kuptuar. Mjaftojmë të shohim renditjen në kampionatin aktual të Zvicrës, teksa pas 8 javësh ka grumbulluar vetëm 12 pikë.
Ajo ndeshje e fundit e humbur ndaj Jang Bojsave do t’i vendoste vulën gjithçkaje, pasi 7 gola të pësuar nga gjigandët zviceranë, do të ishin të papërtypshme për tifozët e saj. Në këtë turpërim nuk ka marrë pjesë Taulant Xhaka, i cili nuk ishte i gatshëm për të qenë në fushën e lojës.
Me rikthimin e tij, Bazeli kthehet në rrugën e drejtë dhe arrin të marrë 3 pikët. Ekipi i njohur zviceran ka mposhtur me rezultatin 2-1 Luzernin, ndërsa mediat vendase e kishin paralajmëruar prej kohësh: “Bazeli kthehet, por me futbollistin shqiptar”. /Shqipëria.ch/