
Në Shqipëri ndonjëherë nuk mjafton për të qënë më i miri, për të marrë pak vlerësim, pasi haku i plotë vështirë se jepet. Edhe në mbrëmjen më të errët të Kombëtares, Ardian Ismajli shkëlqente i gjithi.
Asnjë duel nuk arritën të fitonin turqit me mbrojtësin e Hajdukut, që shpeshherë me ndërhyrjet “gërshërë” dhe me trup, i nxirrte jashtë loje rivalët. Por dy goditje në portë, mjaftuan që Berisha të pësonte dy gola. Çfarë mund të bënte më shumë Ismajli? Ndoshta të vishte dorezat e portierit dhe të bënte edhe atë rol.
Ish-trajneri i Kombëtares, Hafizi, si në botën e çudirave, ka kritikuar aktivizimin e më të mirit te Shqipëria: “Të pësosh dy gola, kjo do të thotë që nuk ishte edhe aq mirë. Unë nuk e kuptoj se përse u aktivizua Ismajli si titullar, është ende i ri”, ka thënë Hafizi. /Shqiperia.ch/