You are here
Home > Kombëtarja > Ish-trajneri i Taulant Seferit ngre alarmin: Ta ftoj Shqipëria, sa nuk ka ikur edhe ky

Ish-trajneri i Taulant Seferit ngre alarmin: Ta ftoj Shqipëria, sa nuk ka ikur edhe ky

Taulant Seferi është një futbollist që ka rrëmbyer zemrat e tifozëve shqiptarë, pavarësisht se është ende i ri në moshë. Kontributi i madh i dhënë me Shqipërinë U-21, por edhe krenaria e madhe që ka për prejardhjen, e ka vendosur gjithmonë në qëndër të vëmendjes.

Ismet Zeqiri, ish-trajneri i Seferit, ka ngritur një alarm dhe i ka bërë thirrje Kombëtares, që të mos e humb këtë talent. Ai vendos në dukej faktin se flitet për një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme dhe se ftesa duhet të mbërrij, pa qënë shumë vonë.

“I drejtohem hapur FSHF-së për lojtarin Taulant Seferi, si një “ish” i shkollës tonë. Ka aftësi të madhe teknike dhe në aspektin taktiko-psikologjik. Sakrifikoi karrierën e vetë dhe la anash Maqedoninë e Veriut, duke theksuar këtu se ishte lojtari më i ri në historinë e tyre, vetëm 17-vjeç.

Tani luan me Young Boys dhe ishte kyç te Shqipëria U-21. Më vjen keq që duhet të ngre zërin si një ish-trajneri i tij. Duhet të afrohet Taulanti, sa nuk ka ikur edhe ky”, u shpreh Zeqiri. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top