Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, mendon se tani ka ardhur koha që t’i kushtohet më shumë vëmendje lojtarëve të prodhuar dhe të rritur në kampionatin shqiptar e jo futbollistët me origjinë kosovare të shpërndarë në të gjithë botën. Sipas tij, që me krijimin e përfaqësueses së Kosovës, nuk kanë më efikasitet afrimet në përfaqësuesen shqiptare.
“Në fillim ishte diçka e mirë, por pastaj erdhi e u shtuan shumë në një moment. Kampionati ynë në vitet 2003-2005 nuk prodhonte, se pastaj sikur e mori veten. Edhe këta kishin nevojë se nuk kishin federatën e tyre dhe përfaqësuesen e tyre”, tha Hafizi për “SuperSport”.
“Mendoj se tani ne nuk duhet të promovojmë më lojtarët e Kosovës, të merremi me lojtarët tanë. Dy Kombëtare? Jemi si Mali i Zi me Serbinë, se ata flasin njëlloj, kanë të njëjtat tradita e në fund u ndanë. Mos harroni se ata kanë Federatën e vet, kanë Federatën e Kosovës që tashmë interesohet për ta”, deklaroi Hafizi. /vipsport.al/