You are here
Home > Kombëtarja > Ish-skuadra i jep goditjen e fundit, Mavraj dhe Ingolshtadi luftojnë për mbijetesën

Ish-skuadra i jep goditjen e fundit, Mavraj dhe Ingolshtadi luftojnë për mbijetesën

Ditën e sotme janë luajtur disa sfida të rradhës në kampionatet e ndryshme të Europës, ku këtë herë po ndalemi në Gjermani. Aty ku në ligën e dytë të saj, skuadra e Këlnit arriti të mposhte në transfertë Ingloshdatin e Mërgim Mavrajt me rezultatin 2-1. Me këtë humbje që mori ekipi i kapitenit të Kombëtares, Ingloshdati rrezikon ndjeshëm rënien nga kategoria, pasi ndodhet në vendin e parafundit.

Edhe pse është një diferencë fare e vogël, ekipit të Ingloshdatit nuk i lejohet më të bëj hapa të gabuar dhe kjo për arsyen sepse do të ishte fatale për objektivin e klubit gjerman.

Përsa i përket mbrojtësit shqiptar, Mërgim Mavraj, në këtë përballje luajti plot 90 minuta, por pa ndihmuar dot që Ingolshdati të shpëtonte nga kjo disfatë. Legjionari 32-vjeçar u transferua në merkaton e janarit tek skuadra gjermane, ku me këta të fundit ka mundur të zhvillojë plot 5 ndeshje. Në momentin që ai iu bashkua këtij klubi, Mavraj u prit si një hero, madje tregoi edhe aftësitë e tij për të luajtur në kampionatin gjerman. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top