You are here
Home > Kombëtarja > Ish-portieri i Milanit i del në mbrojtje Berishës te Atalanta: Ka bërë dy sezone të mira, jam për hierarkinë

Ish-portieri i Milanit i del në mbrojtje Berishës te Atalanta: Ka bërë dy sezone të mira, jam për hierarkinë

Një nga portierët e njohur në Itali, Masimo Taibi, që ka luajtur me ekipin e Milanit, Torinos, Atalantës e shumë klubeve të tjera, ku veçohet edhe Mançester Junajtid në vitin 2001, i ka dalë në mbrojtje portierit shqiptar, Etrit Berisha.

Ky i fundit e ka humbur vendin e titullarit në klubin nga Bergamo, ndërsa vendin e tij e ka marrë i riu Gollini. Tashmië Gasperini duket i vendosur me zgjedhjen e tij dhe nuk do të bëj hapa pas. Në një intervistë për mediat italiane, ish-portieri i njohur, ka folur edhe për situatën e vështirë të Berishës:

“Atalanta gjithmonë ka pasur dy portierë të shkëlqyer. Berisha e ka konfirmuar veten e tij, duke ardhur nga dy sezone shumë të mira. Gollini nga ana tjetër, po rritet shumë në kohët e fundit. Gjëja më e rëndësishme është që kjo sjell produktivitet në skuadër. Unë jam për hierarkinë”, u shpreh Taibi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top