
Sulley Muntari ka bërë që Panuçi të shqetësohet shumë gjatë orëve të fundit, ndërsa takimi ndaj Turqisë për kualifikueset e Europianit afrohen gjithmonë e më tepër.
Ish-lojtari i Milanit nuk është kursyer aspak në stërvitje, teksa ka ndërhyrë në mënyrë të ashpër ndaj Rei Manajt. Ky i fundit e ka lënë menjëherë stërvitjen, ndërsa nga pamjet e para të dala, duket se flasim për një lëndim serioz.
Por për të folur më konkretisht, na duhet ende të presim, pasi nuk ka dalë shkalla e dëmtimit për sulmuesin shqiptar. Manaj ishte një prej futbollistëve më në formë të Kombëtares, pasi me Albaceten kishte gjetur momentin më të mirë, duke e nuhatur lehtësisht portën kundërshtare. /Shqiperia.ch/