
Ish-futbollisti i Gjermanisë, Fabian Ernst, ka blerë ekipin që ndodhet në kategorinë e dytë daneze të futbollit. Bëhet fjalë për Naestved Boldklub, që qëllimin e saj kryesor e ka ngjitjen në elitën e futbollit.
“Shqiperia.ch” mëson se për të arritur deri në këtë pikë, Ernst, ka kërkuar ndihmën e legjendës së Hanoverit, por pikësëpari të Shqipërisë. Sigurisht që flitet për Altin Lalën, njeriun që ka lënë një gjurmë të madhe në futbollin shqiptar.
Ky i fundit do të ketë detyrën e vëzhgimit të lojtarëve të talentuar në Europë, që mund të ndihmojnë skuadrën e Ernst, për t’u ngjitur në elitën e Danimarkës. Pra, nuk do të ishte shumë surprizues fakti që në të ardhmen, në ekipin e Naestved Boldklub të shihnim edhe futbollistë me origjinë shqiptare. /Shqiperia.ch/