
Një dëmtim i gjatë dhe fatkeq do e linte Amir Abrashin jashtë fushës së blertë për shumë kohë, ndërsa mesfushori shqiptar u rikthye më i fortë se kurrë. Që në ndeshjen e parë lojtari i Kombëtares do të luante 90 minuta në transfertë ndaj Shalkes, duke shkëlqyer në fushë.
Vijmësia do të ekzistonte për të gjitha ndeshjet e zhvilluara me Freiburgun, ndërsa edhe me Kombëtaren ky futbollist do e gjente rrjetën. Pikërisht përpara ndeshjes së kësaj skuadre në transfertë ndaj Mainzit, mediat gjermane do të shkruanin një artikull, duke pyetur edhe vetë trajnerin Streich: “Si ka mundësi që Amir Abrashi nuk ka asnjëherë luhatje, pavarësisht se mungoi për një kohë shumë të gjatë nga dëmtimi?”.
Streich iu përgjigj me buzëqeshje kësaj pyetje: “Duhet përjashtuar si mundësi. Unë personalisht sapo nisa ta pyesja Abrashin rreth kësaj çështje, ai më tha me humor: “E di se çfarë do të thuash, mos vazhdo më tej”.
Disi ironike e gjitha kjo, pasi në ndeshjen pasardhëse Freiburgu humbi në transfertë me rezultatin 5-0. Prestigjozja gjermane “Kicker.de” ia faturon 4 golat e pësuar, duke përjashtuar të parin, Amir Abrashit. Në të gjithë këto realizime, mesfushori shqiptar ka gabuar në pasime, në pozicionim dhe ka qënë i paqartë me mendimet e tij. Një faturë disi e tepruar dhe e pamerituar kjo, por padyshim që ndeshja ndaj Mainzit ka qënë më e errëta në karrierën e Abrashit. /Shqiperia.ch/