You are here
Home > Futboll Bota > Ironike/ Ndodh me Liridon Krasniqin, nisin zërat që nuk e duan as te Kombëtarja e Malajzisë

Ironike/ Ndodh me Liridon Krasniqin, nisin zërat që nuk e duan as te Kombëtarja e Malajzisë

Sapo të çelet merkato e janarit, Liridon Krasniqi do të mbush 27 vjeç. Për një futbollist çfarëdo, këto vite simbolizojnë kulmin e karrierës. Por kjo nuk ndodh tek Krasniqi. Sulmuesi shqiptar këtë verë mbeti pa ekip, pasi kontrata e tij në Malajzi me Kedah përfundoi. Klubi nuk ishte i interesuar të bënte rinovim, teksa gjatë kësaj kohë për Krasniqin nuk janë vetofruar as oferta të cilat do të kishin kosto 0.

Megjithatë më e rëndësishmja është pjesa e Kombëtares, kënaqësi që ky lojtar nuk ka filluar ta ndiejë ende. Së fundmi është Malajzia ajo që ka nisur kontaktet me Krasniqin, për t’i kërkuar që të përfaqësojë këtë vend. Përgjigja e parë e lojtari ka qenë pozitive, ndërsa tifozët në përgjithësi e kanë mbështetur një zgjedhje të tillë.

Jo gjithçka shkon ashtu siç duhet për të mbyllur këtë marrëveshje, teksa kanë nisur edhe zërat e parë kundër. Do të ishte trajneri dhe futbollisti i njohur për Malajzin, Azrrai Khor që do të dilte kundër afrimit të Krasniqit në Kombëtare.

“Nuk na duhen lojtarët e huaj. Ne duhet të investojmë tek talentet tonë, që mund të na shërbejnë edhe në të ardhmen. Për Krasniqin kam dëgjuar që ka edhe probleme të sjelljes, do të duheshin shumë kohë të përshtateshin me kulturën tonë”, u shpreh Azrrai Khor.

Më herët, në mars të vitit 2011 sulmuesi ka qenë pjesë e “Shpresave” të Shqipërisë duke luajtur vetëm dy ndeshje. Nga ai vit 26 vjeçari nuk u thirr më nga përfaqësuesit e Kombëtares duke e vijuar rrugëtimin e tij në Turqi e së fundmi në Malajzi./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top