You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ironike/ Kur Kastrati i premtonte besnikëri Kosovës: Gjithmonë gati, vetëm për ty!

Ironike/ Kur Kastrati i premtonte besnikëri Kosovës: Gjithmonë gati, vetëm për ty!

Disa vendime shpeshherë janë ato që vendosin edhe fatin e jetës tonë. E hapi i hedhur nga Kastrati, është më shumë sesa i guximshëm, është një prej atyre zgjedhjeve, të cilat nuk i kthen dot më pas dhe të shënjojnë gjithë karrierën.

E tillë ishte deklarata e bëri së fundmi nga ana e talentit Lirim Kastrati, i cili shprehte hapur dëshirën për të përfaqësuar Kroacinë, pasi Shqipëria dhe Kosova janë më të dobëta me futbollistët që kanë aktualisht.

Por, ironikja qëndron në faktin që po i njëjti futbollist,  i cili deri diku me të drejtë mund të cilësohet si “tradhëtar”, brenda kuptimit futbollistik, përpara vetëm pak kohësh premtonte besnikëri.

Në një intervistë për “Rilindja  e Re”, Kastrati shprehej se do të ishte gjithmonë i gatshëm për të dhënë maksimumin , vetëm për Kosovën, pa marrë parasysh grupmoshën që bëhej fjalë.

“Po është e vërtet, më kanë  ftuar para disa ditëve dhe do të  jem pjesë e përfaqësueses së Kosovës   U21.  Është një privilegj i madh për  arsye se jam vetëm 18 vjeç dhe do luaj me U21 .Unë do jem gjithmonë i gatshëm të jap maksimumin për  Kosovën pa marrë parasysh se për cilën grupmoshë bëhet fjalë”, shprehej Kastrati, që tashmë dëshiron të veshë fanellën e Kroacisë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top