
Xhanni De Biasi është një nga figurat e huaja më të shquara dhe më me popullaritet në Shqipëri. Kjo për arsye se italiani gjatë kohës që drejtonte Kombëtaren tonë, arriti ti bënte të gjithë shqiptarët të ëndërronin, madje dhe ta jetonin këtë endërr në Europian.
Kohët e fundit në Itali zërat janë të shumta, që De Biassi do të marrë drejtimin e një ekipi në Seria A. Në mediat e këtij shteti, ditën e sotme po përflitet që ish-trajneri i Shqipërisë, të marrë timonin e skuadrës së njohur të Bolonjës. Mjafton të vëmë në dukje që ekipi kuqeblu, këtë sezon ka marrë shumë një sërë rezultatesh negative, teksa gjendet edhe në zonën e ftohtë të tabelës së renditjes në kampionatin italian. Në kampin bolonjez, De Biassi po shikohet si shpëtimi i vetëm për këtë klub, ku do të zëvendësonte të famshmin, Pipo Inzaghi.
Disi ironike mund të quhet pasi ky i fundit, pas largimit të Xhanit nga pankina e Shqipërisë, u përfol si pasardhësi i tij tek kuqezinjtë. Gjë që kjo nuk u bë e mundur, pasi ishte ai Kristian Panuçi që mori në dorë frenat e Kombëtares tonë. Tashmë çdo gjë mbetet për t’u parë në ditët në vijim, nëse skuadra e Bolonjës do të mundet të gjejë gjuhën e përbashkët me Xhani De Biassin. Aktualisht, ish trajneri i Shqipërisë, nuk ka asnjë klub nën drejtimin e tij dhe shikohet si një ndër favoritët për të marrë drejtimin e një skuadre që luan në Seria A./Shqiperia.ch/