You are here
Home > Kombëtarja > Ironia/ Tashmë thirret “analisti” De Biazi, sa shumë vështirë për italianin pas ikjes nga Shqipëria

Ironia/ Tashmë thirret “analisti” De Biazi, sa shumë vështirë për italianin pas ikjes nga Shqipëria

Nuk është vetëm Shqipëria ajo që po vuan për rezultatet me largimin e De Biazit, por edhe ky i fundit i cili nuk po gjen një “shtëpi ku të fus kokën” fillimisht, pastaj për të folur edhe për arritje objektivash, apo për shkrimin e një historie.

De Biazin e gjen sërish lehtësisht, por tashmë jo në pankinë duke drejtuar, atje ku është vendi i tij, por nëpër studio televizive italiane, duke bërë analiza mbi ndeshje të ndryshme. Një ironi e vetë fatit ndaj tekniku italian, që sapo mendonte se një derë hapej për të dhe bëhej gati për të nisur aventurën, diçka do të shkonte keq për t’u kthyer në pikën 0.

Kështu ndodhi për herën e fundit ndaj Polonisë, ndërsa hijet e saj po rikthehen edhe me Armeninë. Në rastin e polakëve, De Biazi e kishte thuajse të sigurtë marrjen e asaj Kombëtare, por Federata e atij vendi bëri një lëvizje tjetër në sekondën e fundit. Nga ana tjetër, një histori që do të shkojë në të njëjtën mënyrë duket edhe ajo e ditëve të fundit, me Armeninë, teksa nuk ka asnjë zhvillim të ri nga kjo Kombëtare dhe De Biazi.

Pas largimit nga Shqipëria, trajneri italian e ka shumë të vështirë për të ushtruar profesionin e tij dhe kjo është mëse e qartë. Për momentin, thirreni si “analisti” De Biazi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top