You are here
Home > Futboll Bota > Ironia në Itali në nivel tjetër, tani me Inzagin: Fjalët për Strakoshën, i ka si të ishte…”papagall”

Ironia në Itali në nivel tjetër, tani me Inzagin: Fjalët për Strakoshën, i ka si të ishte…”papagall”

Shqiptarët gjithmonë shohin për modele në fusha të ndryshme të jetës në Itali, e megjithatë, nëse ka ngelur diçka për t’u pasur zili nga niveli i axurrëve, është padyshim ironia e tyre. Në të gjithë Europën, italianët shquhet për ironinë më të bukur, kur vjen puna për të “goditur” një figurë të caktuar.

Këtë herë objektivi është trajneri Inzagi, që ndodhet në momentin më të vështirë që kur erdhi te Lacio. Ky njeri arriti të transformoj lacialët, por në kohën aktuale, asgjë duket se nuk shkon mirë për të. Madje edhe justifikimet për rezultatet e dështimet e marra në fundin e ndeshjes, janë përsëritje së njëra-tjetrës, si të ishte papagall.

Menjëherë në fundin e ndeshjes ndaj Atalantës, ku Lacio humbi me rezultatin 1-0, një foto që qarkulloj në rrjetet sociale ishte ajo e teknikut Inzagi. Trajneri i italianëve ndodhej si në një kuitz, ku disa prej alternativave do të ishin edhe përgjigjet e tij në konferencën për shtyp.

Shumë i lexueshëm është bërë Inzagi në kohët e fundit, pasi një gjë e tillë rezultoi e vërtetë. Një prej alternativave, që u tha edhe nga vetë trajneri në fundin e ndeshjes, ishte: “Strakosha nuk ka kryer asnjë pritje për 90 minuta”. Situatë e vështirë për Lacion dhe trajnerin e saj, që duhet të dalin nga kjo gjëndje ku janë katandisur, për momentin, shpresë nuk jepet. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top