
Tashmë shanset e Shqipërisë për të kaluar në Europian janë të pakëta nëpërmjet formatit të “Ligës së Kombeve”.
Pas kësaj humbje në Izrael në ditën e sotme, kuqezinjtë duhet të fitojnë me rezultatin 3-0 ndaj Skocisë, duke kërkuar nga ana tjetër që këta të fundit të fitojnë me rezultatin minimal ndaj Izraelit në shtëpinë e tyre.
Shumë skenarë këto që ndonjëherë duken edhe si larg realitetit, ndërsa në lojë na mban vetëm matematika. Gazetari i njohur në Shqipëri, Ylli Aga, ka ironizuar për shanset e Shqipërisë, sa i përket një kualifikimi të mundshëm për në Europian, falë këtij formati.
“Edhe nëse na lënë 4 ditë për të luajtur me Skocinë, prapë ne nuk fitojmë dot me rezultatin 4-0”, ka thënë Aga. /Shqiperia.ch/