You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ironia e jetës/ Tani e kërkon Milani, legjenda Baresi e pa kur Zhegrova qante për një fanellë

Ironia e jetës/ Tani e kërkon Milani, legjenda Baresi e pa kur Zhegrova qante për një fanellë

Një lajm i bujshëm erdhi në ditën e djeshme nga Italia, me mediat italiane që shpreheshin se Milani ishte në kërkim të Edon Zhegrovës. Faktikisht, ky i fundit nuk është një emër i ri për legjendën italiane.

Sipas një rrëfimi të presidentit të Prishtinës, Remzi Jupi, këtë talent vite më parë e ka parë nga afër edhe legjenda e kuqezinjve, Franko Baresi. Në atë kohë djaloshi shqiptar nuk kishte as fanellë sportive, e kjo i rrezikonte pjesmarrjen e një kampi që njihej si “Milan Junior”.

Dëshira e Zhegrovës ishte shumë e madhe për të marrë pjesë, aqsa filloj të qajë.  “E patëm organizuar një kamp që njihej si ‘Milan Junior Camp’ me Franco Baresin. Trajnerët e klubit më thanë se është një djalosh i talentuar. Unë e propozova, por Zhegrova u vonua në stërvitje dhe nuk kishte veshje sportive. Ata më thanë se do ta marrim pas gjashtë muajve.

Zhegrova filloj që qajë pasi që donte të hynte në atë grup. Iu luta një nga prindërve duke ia marrë fanellën dhe e futa në kamp në mesin e 300 futbollistëve. Në fund trajnerët e Milanit më thanë: “Ruajeni se ai është pasuri kombëtare”. Më pas erdhën menaxherë të ndryshëm, që Zhegrova mbërriti në këtë pikë”, u shpreh Ejupi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top