
Atalanta arriti të merrte një barazim tepër me vlerë në shtëpinë e saj, teksa kishte përballë skuadrën më të mirë në “Seria A”, Juventusin. Zonja e vjetër në 18 javë kampionat nuk ka pësuar asnjë humbje dhe ka mundur të marrë vetëm dy barazime, kundër Xhenoas dhe përballë Atalantës.
Ashtu siç rrodhi ndeshja në fushën e lojës, mund të themi se Atalanta u ndie e humbur nga rezultati, pasi ishte në favor të saj deri sa Cristiano Ronaldo në minutën e 78 arriti të barazonte rezultatin. Edhe pse Juventusi luajti përgjatë 40 minutave me një lojtar më pak, prapë ia doli që të mos humbiste.
Ditën e djeshme, trajneri i Atalantës, Gasperini, u shpreh se do e mposhte më lehtë Juventusin në qoftë se në lojë nga minuta e parë do të luante ylli portugez, ndërsa për skemën sesi do të mbyllej Ronaldo, duhet të prisnim fushën e blertë. Për ironi të fatit ishte pikërisht Kristiano Ronaldo, që vetëm pas 12 minutash në fushën e blertë, finalizoi goli e barazimit dhe bëri që Atalanta të mos merrte tre pikët në këtë përballje.
“Duhet ta kishim mundur Juventusin, pasi kishim një lojtar më tepër. Derisa ata futën në fushë Ronaldon, Pjaniç dhe…”, u shpreh Gasperini pas ndeshjes duke nënkuptuar gjithçka ndodhi. Përsa i përket lojtarëve kuqezi Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti luajtën gjatë 90 minutave, ku mbrojtësi i Kombëtares për fat të keq realizoi dhe një autogol në kuadratin e bashkëkombasit të tij. /Shqiperia.ch/