You are here
Home > Kryefaqja > Ironia e fatit! Modestët i eliminuan nga “Champions”, Shkëndija e Tetovës i gjen edhe në “Europa League”

Ironia e fatit! Modestët i eliminuan nga “Champions”, Shkëndija e Tetovës i gjen edhe në “Europa League”

Një mundësi për hakmarrje ka mbërritur për Shkëndijën e Tetovës, që ka njohur edhe kundërshtarin për turin e tretë të “Europa League”. Flasim për ironi të fatit, pasi pikërisht skuadra modeste që e nxorri nga “Champions League”, do të vendoset sërish përballë kuqezinjve.

Shkëndija i duhet të përballet me humbësen e çiftit Celtic-Nome Kalju, ku për historinë e kualifikimit këtu ka pak dyshime. Skuadra nga Tetova arriti ta dominonte Kaljun në çdo drejtim, por e pësoi edhe për shkak të dy gafave të portierit.

Një short i lehtë ky për Shkëndijën, që nëse kalon Dudelangen në turin e dytë, afrohet më shumë me grupet e Europa League. Nga ana tjetër Partizani gjen humbësin e çiftit Maribor-AIK, ndërsa Feronikeli do të përballet me atë që humbet ndërmjet Karabak dhe Dundalk. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top