You are here
Home > Futboll Bota > Inzagi luan gjithmonë të njëjtën muzikë: Strakosha nuk bëri asgjë, Berisha shpëtoi portën

Inzagi luan gjithmonë të njëjtën muzikë: Strakosha nuk bëri asgjë, Berisha shpëtoi portën

Lacio ndodhet në një krizë rezultatesh dhe këtu nuk ka vend më për diskutim. Ajo humbje ndaj Atalantës në mbrëmjen e sotme me rezultatin 1-0 tregoi gjithçka, teksa goli i Zapatas vendosi fatin e takimit.

Në sekondën e fundit ka ardhur edhe barazimi me anë të Acerbit, por VAR do të anullonte festën e lacialëve, ndërsa ajo kishte përfunduar në një farë mënyre. Një tjetër moment dramatik për skuadrën e Inzagit, që sheh t’i ikin të tjera pikë të vlefshme në mënyrë dramatike dhe në fundin e takimit.

Ndërkohë, edhe vetë trajneri Inzagi nuk e ndryshon “muzikën” në konferencën për shtyp. Ashtu siç bërë rutinë në takimet e fundit, tekniku i Lacios shprehet se Strakosha nuk ka bërë asgjë gjatë 90 minutave, ndërsa portieri kundërshtar ka pasur shumë më tepër punë.

“Nuk kishim fat në fund, nuk e meritonim humbjen. Këtu në Bergamo nuk është kurrë e lehtë, megjithëse për Strakoshën nuk kishte fare punë sot, pa bërë asgjë doli. Sapo e pashë Orsaton duke pritur VAR, e dija se do të anullohej goli jonë në fund. E përsëris, jemi ende gjallë. Berisha e ka shpëtuar shumë herë skuadrën e tij sot. Kampionati është i gjatë dhe vazhdon ende”, u shpreh Inzagi pas ndeshjes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top