You are here
Home > Kombëtarja > Inzagi “i dashuruar” pas të rinjëve, pasi “krijoi” Strakoshën bën gati…Serxho Kalajn

Inzagi “i dashuruar” pas të rinjëve, pasi “krijoi” Strakoshën bën gati…Serxho Kalajn

Një nga skuadrat europiane që ka disa lojtarë shqiptarë në përbërje të saj është pikërisht Lacio. Këtë herë nuk bëhet fjalë për Valon Berishën, Riza Durmishin dhe as për Strakoshën, por për një mbrojtës të ri në moshë. Ai quhet Serixhio Kalaj  dhe është vetëm 19 vjeç.

Ekipi i Lacios ditën e djeshme arriti të merrte një fitore minimale me rezultatin 0-1 në transfertë përballë Frosinones. Ajo çka mund të veçojmë është se kjo ishte ndeshja e dytë rradhazi që Kalaj grumbullohet nga Inzaghi me ekipin e parë, por ende pa mundur dot të debutojë. Kujtojmë që ai ishte pjesë e lacialve edhe në mesajvën që shkoi në në përballjen që patën kundër Interi, të vlefshme për kupën e Italisë.

Duhet të theksojmë që mbrojtësi shqiptar duket se është një potencial i duhur për mbrojtjen e Lacios, teksa ky repart ka çaluar ndjeshëm prej disa vitesh. Ndonëse është vetëm 19 vjeç, Kalaj është gjithmonë aty duke pritur momentin e tij për të treguar vlerat që ka. Nuk duhet mohuar fakti edhe se drejtori teknik i të kaltërve, Igli Tare, ka një ndikim të madh përsa i përket futbollistëve shqiptarë që kanë vlera të larta në këtë ekip. Nuk duket e largët dita që Serxhio Kalaj të bëjë dhe debutimin e tij të parë në Seria A, ku sipas të dhënave të lojtarit, ka të gjithë rendimentin e duhur që të ardhmen, të jetë një mbrojtës solid. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top