
Lazio ka arritur një fitore me shumë sakrifica sot ndaj skuadrës së Empolit. Skuadra e Inzagit doli me tre pikë nga ky takim por Empoli mund të rrezikonte edhe më tepër pot ë mos ishte Strakosha dhe superpritjet e tij. Pas ndeshjes në një konferencë për mediat italiane trajneri i Lazios ka pranuar që kundërshtari u hapi probleme dhe meritë e fitores ishte padyshim Strakosha.
“Gjatë ndeshjes jemi vënë në vështirësi, Empoli na hapi shumë problem dhe Strakosha na ndihmoi shumë. Në pjesën e dytë ka qenë më mirë. Përveçse kemi fituar, është ndeshja jonë e dytë në shifrat 1-0. Vitin e kaluar ne fituam më thellësisht, por ne duhet të jemi të fokusuar drejt qëllimeve tona sepse kështu do të marrim shumë pozicione “-ka thënë Inzaghi./Shqipëria.ch/