You are here
Home > Kombëtarja > Inzaghi nuk u “beson” më shqiptarëve, ndaj Marsejës luan pa Strakoshën, në stol edhe Berisha

Inzaghi nuk u “beson” më shqiptarëve, ndaj Marsejës luan pa Strakoshën, në stol edhe Berisha

Europa League vjen me ndeshjet e saja të treta në grupe. Lazio udhëton në Francë atje ku e pret ekipi i Marsejës. Simone Inzaghi duket se e sheh veten favoritë në këtë takim ndonëse në letër favorit mbeten francezët. Pak orë para se takimi të nis, mediat italiane raportojnë se në formacion e njëmbëdhjet më të mirëve, Lacio do ta nis pa Strakoshën në portë.

Madje as Valon Berisha nuk ka bindur trajnerin për të qenë starues në këtë takim, pas një jehone të marrë në ndeshjen e fundit ndaj Parmës. Të dy shqiptarët do të jenë në fushë teksa vendin e tyre e kanë zënë Proto në portë dhe Cacideo në sulm. Flitet për një formacion 3-5-2 të teknikut italian ndonëse konfirmimi zyrtar ende nuk është bërë publik./Shqiperia.ch/

LAZIO (3-5-2): Proto; Wallace, Acerbi, Radu; Caceres, Milinkovic, Leiva, Parolo, Luli,; Caicedo, Immobile.

Në dispozicion: Strakosha, Guerrieri, Bastos, Luiz Felipe, Marusic, Berisha, Cataldi, Rossi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top