You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Intervista/ La futbollin për aktrimin, modeli që jep Bërbatovci: E ngre trofeun edhe nga zero

Intervista/ La futbollin për aktrimin, modeli që jep Bërbatovci: E ngre trofeun edhe nga zero

Shpeshherë na ndodh që zgjedhjet tona të devijojnë në momentet që rritemi, për një arsye apo një tjetër. Momenti i duhur për të marrë këtë vendim nuk është kurrë i mirëpërcaktuar. I tillë është edhe rasti i Rexhep Bërbatovci.

Më parë, ai është aktivizuar me Prishtinën(të rinjtë), Flamurtarin, Ulpianën dhe Arbrinë, ndërsa tashmë karriera e tij merr një dimesion tjetër, në aktrim. Rexhep Bërbatovci  e sheh veten nga një portier, duke luajtur në filmat “Azem Galica”, Virus Extrem Contamination”, “Bodrumi”, por edhe në serialin që është ende në transmetim ”Vendlindja ime”. Shkaku për këtë zgjedhje të bërë? Sigurisht, pagesa e ulët në futboll, por kjo nuk është arsyeja e vetme.

Në një intervistë për “Shqipëria.ch”, Bërbatovci tregon një model që duhet të ndiqet nga të gjithë, fjala dorëzim, është e fundit që duhet të na shkojë ndërmend, pavarësisht vështirësive. E kush më mirë se ky njeri mund ta jap këtë shembull, që e nis nga zero gjithçka, me dëshirën e tij të plotë, në atë moment ku të gjithë “qajnë” mos arritjen e objektivave të tyre.

Kur e ndërrmore përfundimisht këtë vendim për të lënë futbollin dhe cila ishte arsyeja kryesore?

Faktikisht nuk mund të them se e lashë përfundimisht sportin, sepse për mua është një pasion i bukur që më jep kënaqësi të madhe. Por kërkova t’i përkushtohesha më shumë aktrimit, sepse këtë e kam pasur dëshirë.

Keni thënë se për shkak të ekonomisë, keni ndërruar profesionin tuaj. A ishte ajo arsyeja e vetme dhe a nuk mund ta mposhte pasioni gjithë atë vështirësi?

Gjatë asaj kohe që unë merresha me sport, ka pasur parregullsi te pagesat sepse të tilla kushte ishin, por edhe individ që ia prishin bukurinë këtij sporti. Nuk jam penduar pasi kam pasur gjithmonë një shoqëri të mirë atje ku kam luajtur, thjesht kam bërë një tjetër zgjedhje zëmre. Është më shumë se emocionuese dhe sfidë e re, që të merresh që në fëmijëri me një pasion tëndin dhe të ndryshosh gjithçka për një moment. Kam pasur gjithmonë mbështetjen e familjes dhe miqëve të mi më të afërt.

Sa të përbashkëta mund të ketë mes futbollit dhe aktrimit?

Futbolli dhe aktrimi të përbashkët kanë faktin që janë një art, që të mbush me emocion dhe adrenalin.

Cila ishte oferta e parë per aktrim?

Oferta e parë ishte nga legjenda e filmit në Kosovë, i madhi Halil Budakova, që gjithmonë kam qenë i apasionuar nga daja im, i cili më ka dëshiruar gjithmonë si një aktor.

Seriali “Vendlindja Ime” ka marrë gjithë vëmendjen e trevave shqiptare. Kush ua propozoi idenë për të qenë në kastin e aktorëve?

Vetë tematika e këtij seriali, tërheq gjithë trevat shqiptare në të. Ne flasim për aktualitetin se çfarë ndodh në vendin tonë. Atje ka një pasqyrim real për mënyrën sesi ne duhet t’i shmangemi veseve të këqija dhe t’i largohemi dëshpërimit që mund të gjendemi në një situatë të caktuar, për të dalë në rrugën e drejtë. Rinia gjithmonë është në një situatë shumë delikate, prandaj është menduar një serial i tillë, për të zgjidhur sadopak këtë udhëkryq. Sa i përket idesë për të më marrë në kastin e aktorëve, ishte sërish e Budakovës.

A mendoni se në Shqipëri ka artistë të mirë edhe jashtë fushës së profesionit të tyre, me aq sa keni parë deri më tani?

Mendoj se ka, por përdërisa ka telashe mes njerëzve që kanë dëshirë të kenë pozicione të caktuar vetëm për qëllime personale, për të fituar sa më shumë të ardhura, është një sfidë shumë e madhe për t’u kaluar e që në vënde të tjera të botës nuk haset kaq shpesh. Këtu në trevat tona, duhet të kesh shumë fakt për të arritur sa më lartë. Shumë njerëz heqin dorë vetëm për shkak të të ardhurave, sepse vështirësia në profesione të tilla në vendin ku jetojmë ne, është shumë e lartë.

Cili eshte aspirimi juaj me i lartë për karrierën tuaj të re?

Vetes i kam vendosur një qëllim, kurrë nuk do të ndalem, megjithëse do të më duhet kohë. Një ditë do ta kem edhe unë në dorë objektivin që i vendosa vetes, megjithëse e nisa nga zero. Në fund do ta ngre atë trofeun e përbashkët që ka futbolli dhe aktrimi. Asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi përpara vështirësive që na vinë, sepse ky është gabimi më i madh. Me vullnet e punë, e pamundura, kthehet në të mundur. /Klaudio Ndreca- Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top