
Albacete ka fituar të gjitha të drejtat e kartonit të sulmuesit shqiptar, Rei Manaj. Futbollisti i Kombëtares është transferuar te skuadra spanjolle që ka luajtur edhe në sezonin e shkuar, ku ishte në formën e huazimit.
Tashmë kalimi ka ardhur për shifrën e 2.5 milionë euro, me Albaceten që nuk arriti të ngjitej në “La Liga”, pavarësisht përpjekjeve të shumta. Manaj ishte protagonist i një gjysmë sezoni ku shkëlqeu, për të mbërritur edhe në disa ulje-ngritje në pjesën tjetër.
Interi nuk ka hequr dorë tërësisht nga sulmuesi i Shqipërisë, për të mos gabuar me të. Në kontratë dhe marrëveshje është vendosur një kusht, që zikaltërit do të ketë të drejtën e riblerje së futbollistit brenda dy sezoneve të ardhshme, pra 2019/20 dhe 2020/21. Nëse Interi do e kërkoj rikthimin e Manajt brenda kësaj kohe, do të ndodh për shifrën e më pak se 2 milionë euro, përveç një vlerësimi të madh që mund të ketë në merkato me kalimin e kohës sulmuesi shqiptar. /Shqiperia.ch/