
Arijanet Muriqi është zyrtarizuar në ditën e sotme si lojtari më i ri i Notingham Forest, duke u huazuar nga Manchester City. E gjitha kjo lidhet padyshim me hapësirën më të madhe që i premton klubi i “Championship”, për të marrë eksperiencën e duhur.
Portieri i Kosovës ka dalë në stërvitje menjëherë, duke lënë përshtypje shumë pozitive që me ditën e parë. Instikti dhe reagimet në fraksion sekondi ishin ato për t’u vlerësuar, nga një portier që ka një të ardhme të madhe përpara. /Shqiperia.ch/