
Tashmë historia e Arisit dhe Mavrajt është e mbyllur, kjo e zytarizuar edhe nga vetë mbrojtësi i Kombëtares. Ky i fundit nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka njoftuar shkëputjen e tij nga klubi grek, duke i dhënë lamtumirën.
Mavraj përgatitet për udhëtimin dhe aventurën e re, te Ingolshtadi në Gjermani. Skuadra që gjendet në vendin e fundit të Bundesligës 2, e që ka 14 ndeshje që nuk e njeh shijen e fitores, padyshim që e ka luks kapitenin e Shqipërisë. Megjithatë, mbrojtja e tyre do të forcohet së tepërmi, pasi në qendër do të jetë edhe Marvin Matip, një qendërmbrojtës që ka eksperiencë në Gjermani ashtu si edhe futbollisti shqiptar.
Mbrojtësi i Shqipërisë nxehmjen e parë do të bëj ndaj Arbër Zenelit, pasi vetëm pas pak ditësh do të luhet një miqësore mes Herenvenit dhe Ingolshtadit. Më pas prova e parë e vërtetë do të jetë ajo në kampionat, ku Mavraj do të gjejë menjëherë ish-ekipin e tij ku më parë ishte kapiten, Greuther Furthin. /Shqiperia.ch/