Një prej figurave futbollistike më të njohura shqiptare në futbollin europian, është Igli Tare. Ky i fundit që prej vitit 2008 është në postin e drejtorit teknik të skuadrës së Lacios, ndërsa disa herë ka dalë si më i miri në punën e tij në “Seria A”.
Ditën e djeshme ekipi lacial ka marrë një fitore shumë të vyer në shtëpi përballë Empolit me rezultatin e ngushtë 1-0, triumf ky që e ndihmon ekipin e kaltër për të arritur synimin e objektivit, një vend për në Champions League.
Igli Tare ka folur për mikrofonin e medias prestigjoze “Sky”, ku ndihet sikur të ishte pjesë e “Premier League” duke parë kalendarin e Lacios. Ai thekson faktin se lacialët po luajnë tre ndeshje në javë dhe skuadra e tij kishte e ndien lodhjen në kushte të tilla. “Ne kemi luajtur tri ndeshje në javë, prandaj ka pak lodhje. Kjo skuadër është e etur për të ecur përpara dhe për të arritur sukses”, përfundoi Tare për mikrofonat e Sky./Shqiperia.ch/