
Galatasarai ka fituar me përmbysje të çmendur ndaj Rizesporit në shifrat 2-3. Ekipi gjigand turk ka kthyer shifrat në fundin e takimit, më saktësisht në të 90 dhe 97. Adrenalina ka prekur kulmin, por edhe shumë diskutime ka pasur ajo fitore ndaj Rizesporit.
Shumë shkelje flagrante ka bërë gjyqtari i takimit dhe drejtësia e atij takimi, që i ka dhënë një dorë të madhe Galatasarai vetëm për të fituar. Në një penallti të akorduar në pjesën e parë në favor të tij, thuajse gjysma e skuadrave ishte në zonë pa u akorduar penalltia.Gjithçka duhej të ripërsëritej dhe kjo kalonte në favor të miqëve, pasi gabuan në shansin që iu dha.
Për të vazhduar më tej, një tjetër penallti do të akordohej nga VAR-i në minutën e 90. Shumë diskutime ka ende nëse ka pasur kontakt mes lojtarit të Rizesporit dhe atij të Galatasarait. Por e sigurt ishte se teatri në atë rënie të lirë nuk mungonte. Presidenti i Rizesporit, Hasan Kartal nuk ka mbajtur më pas ndeshjes: “Si do të dalin nga stadium tani? A nuk do të ikin të turpëruar? Si do të ikin në shtëpi tani?”, ka thënë Kartal. /Shqiperia.ch/
Serkan Çınar, kurallara ve VAR’a rağmen bu penaltıyı tekrarlamadı. pic.twitter.com/x9WtetY9MW
— CimbomTV (#yenihesap) (@TvCimbom) May 11, 2019