You are here
Home > Kombëtarja > Idhulli/ I rritur me Ronaldon, tashmë Uzuni me të njëjtin numër dhe sponsor

Idhulli/ I rritur me Ronaldon, tashmë Uzuni me të njëjtin numër dhe sponsor

Idhulli i Myrto Uzunit është padyshim portugezi Kristiano Ronaldo dhe këtë gjë sulmuesi shqiptar nuk e ka fshehur kurrë. Por jeta ndonjëherë është edhe e papritur, duke bërë që Uzuni t’i afrohet modelit të tij në disa drejtime.

Fillimisht me numrin e fanellës, teksa lojtarit të Kombëtares i është besuar te Lokomotiva e Zagrebit fanella me numër “7”. Këtë gjë e ka kërkuar vetë lojtari, ndërsa kroatët nuk kanë pritur shumë gjatë për t’ia bërë realitet dëshirën. Të njëjtën fanellë e mban edhe Ronaldo, te klubi i Juventusit.

Për të vazhduar më pas me sponsorin zyrtar. Tashmë Uzuni ka zyrtarizuar faktin se do të jetë pjesë e “NIKE”, kompania prestigjoze e cila ka edhe Ronaldon si pjesë të saj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top