You are here
Home > Futboll Bota > Ia doli, më në fund! Strakosha thyen “mallkimin”, nuk nxjerr top nga rrjeta pas 13 ndeshjeve

Ia doli, më në fund! Strakosha thyen “mallkimin”, nuk nxjerr top nga rrjeta pas 13 ndeshjeve

Ditën e djeshme është luajtur java e 18 e kampionatit italian “Seria A”. Skuadra e ekipit të Lacios arriti të fitojë në transfertën e vështirë përballë Bolonjës, me rezultatin 0-2.

Ajo çka u vu re në këtë përballje, është se më në fund gardiani i Kombëtares, Strakosha, ka thyer mallkimin e pësimit të golit. Është dashur kjo ndeshje që Thomasi të mos pësonte gol, pasi për 13 sfida rradhazi portieri i Lacios e ka parë të paktën një herë sferën, që ka përshëndetur portën që ai mbron.

E rëndësishme është që skuadra e kaltër e Lacios, arriti të merrte një fitore të pastër, ku duke parë barazimin e Milanit, arriti të forconte më shumë pozitat e saj në vendin e 4. Pozicion klasifikimi ky, që të dërgon vitin e ardhshëm automatikisht në “Champions League” dhe ky është synimi që Tare me Lotiton i kanë vendosur skuadrës këtë sezon. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top