Kastriot Dërmaku është duke zhvilluar një sezon në nivel të jashtëzakonshëm me Kosenzën në Serinë B. I ndihmuar edhe nga shtatlartësia e tij, që t’ia dalësh në duel ndaj mbrojtësit shqiptar është thuajse e pamundur.
Kjo u pa edhe në takimin e fundit mes Padovës dhe Kosenzës që u mbyll pa gola. Kjo ndeshje kërkohej që të fitohej me ngulm nga të dyja ekipet, aqsa për një moment Padova hodhi 4 sulmues vetëm për të gjetur golin.
Pavarësisht numrit të lartë të tyre, Dërmaku arriti që t’i mbante larg portës rivalët. Kur flitet për përshkrimin e mbrojtësit të Shqipërisë nga “TifoCosenza”, shkruhet: “Muri, ose gjigandi shqiptar! Ju quajeni si të doni, por ai dëshmoi se është siguria absolute e ekipit”. /Shqiperia.ch/