You are here
Home > Kombëtarja > I zhgënjyer pas ndeshjes, Bala: Duhej t’i kishim shfrytëzuar rastet, ishim më lartë se Turqia

I zhgënjyer pas ndeshjes, Bala: Duhej t’i kishim shfrytëzuar rastet, ishim më lartë se Turqia

Shqipëria e ka humbur takimin e parë kualifikues të Europianit, duke u mundur me rezultatin 0-2 nga Turqia. Për të përshkruar në pak fjalë gjithçka që ndodhi, mjafton të themi se lojën e bën kuqezinjtë, ndërsa rezultatin e morrën kundërshtarët. Vetëm dy goditje mjaftuan për turqit, që e kanë përshëndetur në të dyja rastet portën.

“Rezultati na bën të ndihemi keq, pasi donim ti nisnim eliminatoret në mënyrën më të mirë. E pësuam një gol të parë duke e dhuruar. Tashmë na penalizon shumë në këto eliminatore. Në rastin tim në pjesë të parë, nuk besoj se ishte penallti, pasi kontakti me kundërshtarin ishte e lehtë. Nëse e krahasojmë lojën tonë me të Turqisë në pjesën e parë, ishim shumë më lartë. Ne duhej të shënonim në rastet tona, që nuk i shfrytëzuam dhe rezultati do të ishte tjetër”, ka thënë Bala. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top