You are here
Home > Kryefaqja > I vetmi lojtar shqiptar që Besnik Hasi kërkoi në ekip, “Buba” rikthehet te Shkëndija

I vetmi lojtar shqiptar që Besnik Hasi kërkoi në ekip, “Buba” rikthehet te Shkëndija

Aventura e Ferhan Hasanit në Arabinë Saudite ka zgjatur vetëm një sezon. Sipas mediave shqiptare në Maqedonin e Veriut, sulmesi do të zyrtarizojë rikthimi i tij te skuadra e Shkëndijës gjatë ditës së sotme. Ferhan Hasani ishte i vetmi lojtar që trajneri Besnik Hasi kërkoi me ngulm të kishte në ekip. E pikërisht në skuadrën arabe Al-Read aty ku trajneri shqiptar është pjesë që prej vitit të shkuar. Një kërkesë e tillë nuk kishte ndodhur më parë nga tekniku Hasi kur ai drejtonte skuadrën greke të Olimpiakos, Anderlechti ku u shpall kampion apo edhe tek Legia e Varshavës.

Hasani kaloi nga skuadra Shkëndijës në Arabi si transferim i lirë. Më herët sulmuesi 29 vjeçar ka qenë pjesë e Wolfsburg për sezonin 2012/2013. Më pas karriera e tij vijoi tek skuadra e Brondby për dy sezone. Ndërsa nga sezoni 2015/2016 deri në 2017/2018, futbollisti tetovar luajti për  Shkëndijën. Në qytetin e lindjes “Buba”, siç e thërrisnin ndryshe, shkëlqeu në tre sezone duke realizuar 46 gola.

Afrimi i Hasanit vjen në një moment të vështirë për Shkëndijën. Skuadra tetovare si kurrë më parë e ka nisur kampionati me dy humbje dhe një barazim. Mungesa e golit te kuqezinjtë lidhet më një kaos të mundshëm brenda ekipit shqiptar. Presidenti i Shkëndijës ka ngritur një grup pune mbi zbardhjen e shkakut për situatën e krijuar pas kupave europiane. Ndër të tjera priten dhe shkarkime të fajtorëve përgjegjës, duke përfshirë edhe stafin drejtues. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top