
Younus Akgun, është futbollisti 18-vjeçar që tashmë ka veshur fanellën e Turqisë U-21. Sa i përket ekipit që luan, është pjesë e Galatasarait dhe është thirrur disa herë nga skuadra e parë e gjigandëve turk.
Origjina e tij është nga Gostivari, por ka kaluar thuajse të gjitha grupmoshat e turkëve. Në ndeshjet me Shqipërinë dhe Kosovën ka dështuar, pasi nuk u përmbush objektivi. Kuqezinjtë kanë marrë një pikë të merituar në transfertë falë golit të Bullarit në minutat e fundit, atje ku Akgun ka luajtur për 45 minuta.
Ndërsa ndaj Kosovës nuk ka qënë në fushën e lojës, me dardanët që arritën të triumfonin me rezultatin 3-1 në shtëpinë e tyre. Një shembull dhe leksion i pastër, se zgjedhjet për karrierë dhe mohim origjine jo gjithmonë rezultojnë të duhurat. /Shqiperia.ch/