
Ardian Ismajli është i veçantë jo vetëm në fushën e blertë, por edhe jashtë saj. Mbrojtësi i Hajdukut të Splitit shfaqet gjithmonë duke eksperimentuar me ngjyrat dhe veshjet, për të qënë ndryshe nga të tjerët.
Kjo është vërejtur nga postimet e ndryshme në “Instagram”, atje ku veshjet e lojtarit të Shqipërisë i përkasin ngjyrave nga më të ndryshme. Kjo ka mjaftuar që në Kroaci të hapin edhe artikullin me pyetjen sa i përket stilit të Ismajlit: “Kush është Eminemi?”. Mbrojtësi i skuadrës kroate ndodhet ende në pushimet e merituara, pas një super sezoni ku ishte protagonist absolut te Hajduku, pa harruar edhe vendin e fituar si titullar te Kombëtarja e Shqipërisë. /Shqiperia.ch/