You are here
Home > Futboll Bota > I tregoi krahun e gabuar, humori i Leivës me Strakoshën: Nuk më kuptove vëlla, JO në atë anë

I tregoi krahun e gabuar, humori i Leivës me Strakoshën: Nuk më kuptove vëlla, JO në atë anë

Lacio ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj Kajlarit në kampionatin italian, në një takim që lacialët e dominuan thuajse në çdo moment. Të vetmin gol të pësuar, lacialët e morrën në ekstremin e ndeshjes, atëherë kur gjithçka ishte mbyllur.

Nga pika e penalltisë Pedro do e kishte të thjeshtë të mposhte Strakoshën, që u hodh në krahun e gabuar. Në fakt, një ndihmë e madhe futbollistit të Kajlarit do i vinte nga mesfushori Lukas Leiva, që i tregoi krahun e gabuar gardianit shqiptar.

Strakosha do të zgjidhte të hidhej në atë anë ku Leiva drejtoi gishtin, megjithëse në fund rezultoi krejtësisht e gabuar. Në lidhje me këtë episod, ka reaguar në mënyrë qesharake edhe mesfushori i Lacios, Leiva, që shprehet me humor se shqiptari nuk duhej të hidhej në atë anë ku ishte drejtuar gishti. “Strakosha nuk më kuptoj. Nuk duhej të shkoje në atë krahë që unë të thashë. Më vjen keq vëlla”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top