You are here
Home > Kombëtarja > I tregoi derën Zhegrovës në Europë, fusha e blertë i jep të drejtë trajnerit të Genk

I tregoi derën Zhegrovës në Europë, fusha e blertë i jep të drejtë trajnerit të Genk

Ishte pikërisht belgu Leandro Trosardi, zëvendësuesi i Zhegrovs i cili arriti të shënonte golin e parë për skuadrën e Genk-ut kundër ekipit të Moldes. Në listën e publikuar nga trajneri belg, të gjithë u habitën për lënien jashtë listës të futbollistit shqiptar, Zhegrovës, por mesa duket trajneri ka bërë zgjedhjen e duhur.

Trosardi arriti të zhbllokonte shifrat e ndeshjes në pjesën e parë, duke finalizuar me sukses një aksion të bukur nga krahu i djathtë. Nga ana tjetër, ekipi i Moldes gjithashtu ka në gjirin e saj një tjetër lojtar shqiptar, që është mbrojtësi i krahut të majtë, Egzon Binaku, i aktivizuar në minutën e 80.

Ndesha e vlefshme për grupet e “Eurpa League” ka përfunduar në rezultatin 2-0 në favor të belgëve të Genk./Rexhino Begolli- Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top