Përpara disa vitesh kur Italia do të luante me Serbinë, një kaos i madh do të vinte nga sektori i stadiumit ku qëndronin tifozët miq. Madje situata shkoi deri aty, aqsa një prej tifozëve, Ivan Bogdanov, dogji flamurin shqiptar në Genoa.
Policia italiane e arrestoi për kaosin e shkaktuar, ndërsa “i tmerrshmi” i Serbisë u qetësua dhe filloi të ndientë frikë: “Mos më dërgoni në burg me shqiptarë, më mirë shkoj te i femrave”. Vitet kanë kaluar dhe i njëjti “kapo” u rikthye në Itali, në takimin mes Napolit dhe Crevena Zvezdës.
I gjithë shteti fqinj ishte në alarm të plotë, pasi priste rrëmujë të madhe dhe problem nga tifozët serbë. Por Ivan Bogdanov ishte personi i fundit që bëri një gjë të tillë, ndërsa është parë vetëm duke kënduar. Asnjë flamur në dorë, e për më tepër për ta djegur. Ndoshta nuk është edhe aq i patru, i tmerrshmi i Serbisë në fakt, është vetëm një djalë shembullor. /Shqiperia.ch/