
Eros Grezda është kthyer shumë herë në kryeqendër të vëmendjes në mediat sportive shqiptare, për shkak të lidhjes së ngushtë që ka me rrjetet sociale. Duket se kjo është e keqja më e madhe që po i pengon disi karrierën sulmuesit shqiptar.
Të gjithë presin largimin e tij nga Rangersi gjatë merkatos së verës, por për të folur për zyrtarizime, do të ishte e gabuar. Grezda është rikthyer sërish në stërvitje me skuadrën skoceze, megjithëse nuk u preferua fillimisht nga trajneri Gerrard për ta marrë gjatë përgatitjeve.
Shumë kritika që lojtari i Kombëtares të largohet disi nga rrjetet sociale dhe t’i përqendrohet karrierës, por pikërisht nga “Instagrami” do të mësohej edhe një kryevepër që Grezda kishte realizuar në stërvitje, nisur nga komentet e marra nga shokët e skuadrës. Disi ironike, megjithatë e vërteta e madhe është se ky futbollist duhet të ndryshoj diçka në sjelljen e tij përpara se të jetë shumë vonë. /Shqiperia.ch/