You are here
Home > Kombëtarja > I tha 7 herë “JO” Shqipërisë, Enea Mihaj e sheh nga tribuna festën e kuqezinjve

I tha 7 herë “JO” Shqipërisë, Enea Mihaj e sheh nga tribuna festën e kuqezinjve

Panuçi nuk po kalonte një periudhë shumë të mirë në nisjen e shtatorit, Shqipëria bëhej gati për Ligën e Kombeve, ndërsa futbollistët tanë nuk ishin në formën e duhur.

Mbrojtja ishte në situatën më alarmante, përveç Berat Gjimshitit, gjithë pjesa tjetër nuk garantonte asnjë siguri për prapavijën. Mavraj dhe Ajeti ishin pa ekip, ndërsa Veseli nuk është i preferuar te Empoli.

Kjo e detyroi trajnerin Panuçi, që të thërrasë te Shqipëria një futbollist që nuk pëlqehej shumë nga tifozët. Enea Mihaj quhet dhe i kishte thënë 7 herë “JO” Kombëtares, madje duke e lënë atë për Greqinë.

Por teksa pritej që Mihaj të kishte minutat e tij në ditën e djeshme, ai nuk ka qenë as në stol. Panuçi e ka dërguar futbollistin e Panetolikos, që ta shohë ndeshjen nga tribuna, ashtu si edhe tifozët. Ende nuk dihet se për çfarë shkaqesh është marrë ky vendim, por deklaratat e fundit të Mihajt, nuk janë ato që Panuçit mund t’i pëlqejnë. Të thuash me krenari se e ke refuzuar vendin tënd sa herë të ka ftuar dhe të presësh mbështetjen e tifozëve, kjo është një çmenduri që për momentin, tekniku italian e kishte të tepërt ta merrte përsipër. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top