You are here
Home > Futboll Bota > I tepërti Hysaj! Ancheloti e shfrenon fantazinë ndaj Interit, një sulmues në vendin e shkodranit

I tepërti Hysaj! Ancheloti e shfrenon fantazinë ndaj Interit, një sulmues në vendin e shkodranit

Napoli do të ndeshet në mbrëmje ndaj Interit, për të mbyllur mesjavën në kampionatin italian. Një ndeshje me shumë emocione pritet të jetë kjo e sotmja, nisur edhe nga emrat e kundërshtarëve që do masin forcën me njëri-tjetrin.

Tashmë nuk ka asgjë të re, në faktin që Ancheloti nuk e pëlqen futbollistin shqiptar që ka në skuadër, Elseid Hysaj. Madje situata ka arritur deri në atë pikë, aqsa trajneri i njohur italian të shfrenojë fantazinë dhe të mos i besojë shkodranit.

Si asnjëherë më parë, Kalejon, që është parë gjithmonë në sulmin e Napolit, këtë herë ka marrë vendin e futbollistit shqiptar. Ai do të jetë në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa Hysaj duhet të shohë nga pankina ndoshta për herë të fundit ekipin zikaltër, pasi me Napolin do të ketë edhe një ndeshje të fundit para ndarjes në janar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top