You are here
Home > Kombëtarja > “I sjellë Igli Tare shqiptarët”, Berisha është gati për t’i provuar të kundërtën lacialëve

“I sjellë Igli Tare shqiptarët”, Berisha është gati për t’i provuar të kundërtën lacialëve

“I sjellë Igli Tare, drejtori jonë sportiv, sepse janë shqiptarë”, kjo shprehje, është dëgjuar aq shumë herë e thënë po në kaq raste, nga ana e tifozëve të Lacios.

Kohë më parë, këtë gjë do e pranonte edhe vetë Tare, në një intervistë për “Agon Channel”. Ai do të shprehej, se kjo mëndësi e tifozëve të ekipit të Lacios, e detyronte që të mos merrte më shumë lojtarë me origjinë shqiptare në skuadër.

Megjithatë, një tjetër iu bashkua ekipit kryeqytetas në merkaton që sapo lamë pas. Valon Berisha është një futbollist që të gjithë do kërkonin ta kishin në skuadër, por mjafton të shihet prejardhja e tij dhe aludimet nisin sërish.

Pas një dëmtimi të gjatë që futbollisti ka kaluar, më në fund ai i është bashkuar skuadrës për në takimin e radhës në kampionat. Tashmë Valon Berisha duhet t’i provojë të gjithëve, se Tare thjeshtë jep hapësirën dhe pasqyron realitetin, shqiptarët nuk janë vetëm ata që bëjnë krime, vrasje e vjedhje. Por janë edhe ata që japin aq shumë me përkushtimin, punën dhe pasionin e tyre. Pastaj, kanë edhe Thomas Strakoshën në skuadër… /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top